Dhunohet infermieri në spitalin 'Nënë Tereza', arrestohet autori

Dhunohet infermieri në spitalin 'Nënë Tereza', arrestohet autori

09:40, 15/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në QSUT, ku një 23-vjeçar ka dhunuar infermierin në këtë qendër shëndetësore.

Policia njofton se ka vënë në pranga të riun, ndërsa bëhet e ditur se dhuna e ushtruar ishte për shkak të detyrës.

“A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco