Thellohet skandali/ Burri i prokurores shok i ngushtë me avokatin e të akuzuarve në vrasjen e Eglit

Thellohet skandali/ Burri i prokurores shok i ngushtë me avokatin e të akuzuarve në vrasjen e Eglit

23:09, 14/08/2024
A+ Aa A-

Një zhvillim i ri tronditës është bërë publik sot nga redaksia e JOQ Albania, e cila ka siguruar një foto ekskluzive që tregon një lidhje të dyshimtë midis burrit të prokurores së çështjes Vasjana Postol dhe njërit prej avokatëve mbrojtës të të akuzuarve në rastin e vrasjes së Egli Progës.

Në foton e siguruar, Ervin Xhihani, bashkëshorti i prokurores Vasjana Postol, shihet duke ngrënë drekë me avokatin Budjon Hoxha që po mbron njërin prej bashkëpunëtorëve të vrasësit Budjon Hoxha, i cili është akuzuar për vrasjen brutale të Egli Progës. Sipas burimeve ekskluzive për JOQ, të dy janë shokë të ngushtë prej shumë vitesh. Kjo foto ka ngritur dyshime të forta për integritetin e procesit gjyqësor dhe pavarësinë e hetimeve.
Image

Koincidencë apo diçka më shumë? Ditën e sotme, prokurorja e çështjes Vasjana Postol zbuti ndjeshëm akuzën ndaj Denis Meçes. Ndërsa policia e kishte referuar ngjarjen si një vrasje me dashje – një akuzë që do të dënohej me 10 deri në 20 vjet burg – Postol e riformuloi veprën penale si “vrasje nga pakujdesia.” Kjo akuzë është shumë më e lehtë dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet.

Gjithashtu kërkoi “detyrim paraqitje” për 3 të tjerët me akuzën për moskallëzim krimi; Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç. Voltan Shulku është gjithashtu pronari i lokalit ku ka ndodhur dhunimi i Egli Progës. Pikërisht Budjon Hoxha që shfaqet në foto me burrin e prokurores, është avokati mbrojtës i Voltan Shulkut, pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Image

Ky ndryshim i papritur në akuzë ka shkaktuar zemërim dhe dyshime, duke ngritur pyetje serioze rreth ndikimit të mundshëm që lidhjet personale mund të kenë pasur në vendimin e prokurores. Fotografia e zbuluar sot mund të përforcojë këto dyshime dhe të shtojë presionin ndaj sistemit të drejtësisë për të rishikuar rrethanat që kanë çuar në zbutjen e akuzës.

/JOQ Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli15/08/2024 08:51

Pastaj çuditen boratet se si eshte e mundur te kete vetgjyqesi ne vendin tone kur prokuroria thyerjen e kafkes me shkop bejsbolli e quan demtim te lehta , vresjen se nuk pronon te paguajn gjoben e vene nga rrugaçet patronazhist e cileson si vrasje nga pakujdesia, ku inçeneratori qe nuk ekziston dhe ka gllaberuar miliona euro qe thjesht perfundojne ne xhepat e pushtetareve dhe me parat e vjedhura paguhen mediat brenda dhe jasht vendit, prodhohen opinione ambasadoresh edhe mobilizohen patronazhistet prokuroria e quhan krim intelektual, kur me pasurite kombetare qe i ofrohen si favore drejtuesve te FBI qe sot jane ne burg ne vendin e tyre , sulmohet opozita , kur per te perfituar nje liçense kazinoje eksponenti i nje karteli nderkombetar droge flet drejtperdrejt me kryeministrin ... dhe skane te mbaruar favoret qe km i ben gjokave te velipojes , xhackes se himares , luces se dukaxhinit , doshit te ilaçeve jasht standartit, koncensionit thuman kasharne letra por milot kashar ne terren, tenderave qe nuk justifikojne vleren e tyre por edhe pensionet e rrogat qe rriten me pikatore ndersa cmimet rriten me vrull ....

Shto koment

Denonco