Zjarr në fshatin Lapardha në Berat/ Digjen shkurre dhe mbeturina, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr në fshatin Lapardha në Berat/ Digjen shkurre dhe mbeturina, dyshohet i qëllimshëm

21:55, 14/08/2024
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë mbëmjen e sotme në fshatin Lapardha 1. Zjarri,që mendohet se ka qënë i qëllimshëm,është vendosur në kallamishtet e mbeturinat e fshatit, duke përhapur ngado erë të keqe.

Pas njoftimit të marrë, në zonë kanë shkuar forcat zjarrfikëse, që kanë bërë tē mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, kallamishte e mbeturina. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies, që dyshohet të ketë qenë i qëllimsahëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco