VIDEO/ 'Të dalë e vërteta': Mes homazheve masive, motra dhe babai i Egli Progës kërkojnë drejtësi

20:52, 14/08/2024
A+ Aa A-

Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.

Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, u shpreh babai i Egli Progës.

Ndërkohë motra e të ndjerit, u shpreh se drejtësinë ajo do ta sjellë me çdo kusht, dhe se do të pranojë ndihmën e të gjithëve deri sa drejtësia të vihet në vend dhe se kriminelët që i kanë mbyllur gojën qytetit të Pogradecit do të shkojnë në burg të gjithë.

Sipas hetimeve, Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco