VIDEO/ Homazhe të shumta në nderim të kujtimit të Egli Progës

20:40, 14/08/2024
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë dhe familjarë të 42-vjeçarit të vrarë u mblodhën në vendin ku trupi i tij u gjet i dhunuar për vdekje mbrëmjen e 9 gushtit. Ata vendosën lule dhe ndezën qirinj, duke nderuar kujtimin e tij. Pjesëmarrja ishte masive në Pogradec, ku u mbajtën homazhe në nder të viktimës.

Pjesëmarrja ishte masive dhe qytetarët treguan solidartetin e tyre duke u bashkuar me thirrjen e familjarëve për zbardhje të sa më parëshme të rastit.

Motra e tij u shpreh para të pranishmëve dhe mediave se nuk do të ndalet derisa të sigurojë drejtësi për vëllanë e saj. Ajo bëri thirrje qytetarëve të Pogradecit dhe kujtdo që ka dijeni për ngjarjen, të flasë dhe të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës, duke paralajmëruar se ata që vranë vëllanë e saj mund të jenë të rrezikshëm për të gjithë.

Ndërkohë, në qytete të tjera ku ishte njoftuar për homazhe, situata ishte ndryshe. Në Berat dhe në Fier, ndonëse u njoftua për organizimin e tyre, homazhet nuk u zhvilluan. Në Korçë, pjesëmarrja ishte shumë e ulët, duke reflektuar një indiferencë të habitshme për një tragjedi të tillë.

Motra dhe babai i viktimës vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe nuk do të ndalen derisa të ndëshkohen ata që kryen këtë krim të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco