Pasi e shpallën ‘vrasës të pakujdesshëm’/ Prokuroria e Korçës përpiqet të ‘mbrojë’ veten: Po kryjmë ende hetime!

Pasi e shpallën ‘vrasës të pakujdesshëm’/ Prokuroria e Korçës përpiqet të ‘mbrojë’ veten: Po kryjmë ende hetime!

18:48, 14/08/2024
A+ Aa A-

Pas tentativave të manipulimit të vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Prga, tashmë një konflikt i ri institucional Polici-Prokurori-Gjykatë, ka futur në sherr këto të fundit, për zbutjen e masës së sigurisë ndaj autorit të dyshuar, Denis Meçe.

Përmes një reagimi zyrtar, në tentativë për të shfajësuar veten e saj, Prokuroria e Korçës, thotë se masa e sigurisë e kërkuar nga prokurorja për autorin e dyshuar, është ende në fazë hetimi.

Në përpjekje për të rregulluar gabimin e tyre, pasi e shpallën autorin e dyshuar si ‘vrasës të pakujdesshëm’, Prokuroria e Korçës thotë se po kryhen ende veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, veprimeve të ndërmarra ndaj viktimës, nga çdo person që mund të ketë qënë i përfshirë, që mund të jenë edhe persona të tjerë nga ata që janë referuar nga Policia.

Njoftimi:

Në rastin konkret,Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, Nga Prokuroria do të merren të gjitha provat e nevojshme për të konkluduar me akuzë ndaj shtetasve nën hetim të cilët do të merren si të pandehur, për vepra penale që mund të jenë të ndryshme nga ato për të cilat është regjistruar procedimi penal. Ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren. Theksojmë që ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen, si dhe po punohet në lidhje me pamjet filmike. Gjithashtu nga Prokuroria po punon intensivisht për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe personat e pëfshirë dhe rolin e tyre.

Nga Prokuroria fillimisht është regjistruar procedimi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, kjo edhe në referim të praktikës gjyqësore në raste të ngjashme, duke vlerësuar që nga materialet e referuara nga policia, goditja me grusht (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën), nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person, përndryshe prej tij do të ishte zgjedhur me shumë mundësi një send tjetër për të realizuar qëllimin e tij kriminal, por vetëm për ta dëmtuar atë, ndërsa vrasja me dashje kërkon qëllimin e viktimës për ta vrarë personin, duke marrë edhe sendet e nevojshme per ta realizuar qëllimin e tij.

Nga aktet e para të administruara në dosje dyshimi krijohej për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Sqarojmë se, në momentin që materialet e policisë përcillen në Prokurori, prokurorii vlerëson ato dhe e regjistron procedimin për veprën penale që ka dyshim në atë moment dhe vetëm mbi provat e para që janë marrë.

Nga provat që do të merren në vijim, do të bëhet edhe regjistrimi përfundimtar i veprës penale si dhe do të njoftohet akuza personave të pandehur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco