Shqiptari bën për spital dy policë italian

Shqiptari bën për spital dy policë italian

17:19, 14/08/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia, ka reaguar dhunshëm ndaj punonjësve të policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit.

Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco