Prokuroria ‘zbuti’ akuzën ndaj autorit, Inspektorati i Drejtësisë nis verifikimet për vdekjen e Egli Progës

Prokuroria ‘zbuti’ akuzën ndaj autorit, Inspektorati i Drejtësisë nis verifikimet për vdekjen e Egli Progës

17:08, 14/08/2024
A+ Aa A-

Inspektorati i Drejtësisë ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga.

Policia e referoi fillimisht ngjarjen si “vrasje me dashje”, ndërsa më pas Prokuroria e zbuti akuzën në “vrasje nga pakujdesia”.

Me akuzën e ngritur nga policia “vrasje me dashje”, autori rrezikonte deri në 20 vite burg.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

Teksa si fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar.

Aktualisht pas hekurave ndodhet 29-vjeçari dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco