S'harroi sherrin/ I riu i djeg makinën 34-vjeçarit, prangoset nga Policia

S'harroi sherrin/ I riu i djeg makinën 34-vjeçarit, prangoset nga Policia

16:24, 14/08/2024
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dogji makinën e një shtetasi tjetër, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë.

Shkak për djegien e makinës së 34-vjeçarit është bërë një konflikt mes tryre më herët për motive të dobëta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vlorë

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta, dogji në mesnatë, automjetin e një 34-vjeçari, arrestohet 36-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin K. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco