SYRI TV/ Zjarret shkrumbojnë pyjet e Pustecit, aeroplanët nga Rumania angazhohen për shuarjen e zjarrit

16:00, 14/08/2024
A+ Aa A-

Zjarret në vendin tonë vijojnë të djegin qindra hektar me pyje. Prej 9 ditësh në zonën e Pustecit në qarkune Korcës janë shkrumbuar mbi 300 hektar me bimësi të larta, ndërsa këtë të mërkurë për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe 2 avionë zjarrëfikës nga Rumania.

Ndërkohë zjarret në malin e Tomorit janë vënë nën kontrollë dhe flaket janë drejt shuarjes totale.

SYRI TV

Mijëra hektar me pyje janë shkrumbuar në vendin tonë gjatë periudhës korrik dhe gusht. Vetëm gjatë ditëve të fundit ka pasur një agravim të situatës në disa qarqe të vendit.

Në zonën e Pustecit në qarkun e Korcës janë shkrumbuar më shumë se 300 hektar pyje. Situata ka qenë serioze për shkak se flakët janë future në thellësi të pyllit dhe janë afruar në pikën e kalimit kufitar të Goricës.

Për fikjen e zjarrit në Pustec janë angazhuar mbi 100 forca zjarrfikëse, por për shkak të terrenit të vështir është dashur ndërhyrja nga ajëri. Ndërkohë gjatë mesditës së kësaj të mërkure janë angazhuar dy avion zjarrfikës të cilët kanë ardhur nga Rumania të cilët janë parë në terren duke shuar flakët e zjarrit.

Ndërkohë situata me zjarret në malin e Tomorrit është vënë nën kontrollë, ku pas 3 ditësh flakët po shkojnë drejt shuarjes totale.

Që nga fillimi i sezonit vero zjarret në vendin tonë kaën shkaktuar dëme të shumta duke zhdukur nga harta mijëra hektarë me pyje.

Gjatë fundit të muajit Korrik zjarret shkrumbuan pjesën më të madhe të maleve në zonën e Shëngjinit duke rrezikuar edhe dhjetëra resiorte turistike dhe banesa të kësaj zone.

Ndërkohë policia dhe emergjencat civile thonë se janë zjarrvënie të qëllimshme, personat përgjegjës ende nuk janë arrestuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco