SYRI TV/ Shteti lan duart për vrasjen e 42-vjeçarit, Rama merr në mbrojtje policinë e shtetit

15:11, 14/08/2024
A+ Aa A-

 

E gjithë kupola e shtetit u angazhuar për të hequr përgjegjësitë nga vetja, për ngjarje tragjike të ndodhur në Pogradec, ku 42 vjecari, Egli Proga u vra barbarisht.

Pasi urdhëroi policinë e shtetit dhe urgjencën kombëtare, të japi  zyrtarisht verisonin e tyre, Rama i mori në mbrojtje këto institucione, duke thënë se për ngjarjen që shkaktoi indinjatë në opinion publike, fajtore është prokuroria e Korçës.

SYRI TV

Strukturat më të larta të shtetit janë angazhuar për të  hequr pergjegjësinë nga vetja, pas vrasjes tragjike të 42 vjeçarit, Egli Proga.

Pasi angazhoi policinë e shtetit dhe urgjencën kombëtare për të për të dhënë versionin e tyre, lidhur me ngjarjen që shkaktoi indinjatë të fortë në opinion publik, Kryeministri Rama ju bashkua edhe vetë korit justifikues të insitucioneve të shtetit. 

Ai theu heshtjen duke dalë në krah të strukturave te policisë së shtetit të cilat u akuzuan nga familja e viktimës për fshehjen e ngjarjes.

Rama fajësoi prokruorinë e Korçës për cilësimin e veprës penale, si vrasje nga pakujdesia.

“Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral. bashkohem me thirrjen e Policisë së

Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin e keqinformimin e qëllimshëm të publikut dhe nxitjen e urrejtjes ndaj institucioneve shtetërore, përmes lojës së turpshme me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore.

Për të vertetuar pretendimet e tij, Rama ju referua konkluzionit të konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është  në varësi të ministrisë së brendshme,  pra në varësi direkte të kryeministrit. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco