Vatër zjarri me përmasa të mëdha në Çerragë të Belshit

Vatër zjarri me përmasa të mëdha në Çerragë të Belshit

14:37, 14/08/2024
A+ Aa A-

Në fshatin Çerragë në Bashkinë Belsh një vatër zjarri e shfaqur rreth orës 13:30 është përhapur në të gjitha drejtimet dhe në mesditë flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej disa Hektarësh me ullishta, dru të tjerë frutorë dhe  sipërfaqe të mëdha toke me të mbjella.

Përhapja e flakëve të zjarrit ndihmohet nga era dhe temperatura e lartë dhe dëmet paraprakisht janë mjaft të mëdha.

Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Belsh dhe komuniteti i zonës. Ndërkohë për të vënë nën kontroll të shpejtë flakët është kërkuar edhe mbështetja me mjete e forca edhe e bashkisë së Peqinit dhe Cërrikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco