Shiste kokainë në Belgjikë, shqiptari dënohet me 27 muaj burg

Shiste kokainë në Belgjikë, shqiptari dënohet me 27 muaj burg

13:38, 14/08/2024
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar të martën me 27 muaj burg për shpërndarje kokaine në Hasselt dhe rezistencë ndaj policisë. Autori ishte arrestuar më parë në Gjermani për vepra të ngjashme.

Më 30 mars të këtij viti, policia e zonës LRH ka mbajtur nën vëzhgim të dyshuarin. Oficerët panë të akuzuarin duke i dorëzuar diçka një personi tjetër. Policia përgjoi blerësin i cili pranoi se sapo kishte blerë kokainë. Më pas është bërë arrestimi i të pandehurit, i cili nuk ka lejuar të arrestohet pa përballje.

Burri rezultoi se kishte në xhep njëmbëdhjetë topa kokainë nga 0.6 gramë secila dhe 100 euro. Ai bëri rrëfim para hetuesve dhe tha se kishte ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim. Sipas tij, asgjë nuk i doli me sukses nga kjo dhe shumë shpejt përfundoi në botën e drogës.

Leximi i celularit të tij tregoi se i dyshuari ishte i angazhuar në biznesin e tij për një muaj. Mes tij dhe klientit kishte jo më pak se 5000 mesazhe. Përveç dënimit me burg, gjyqtari i Hasselt i vendosi një gjobë prej 8 mijë eurosh. Gjithashtu, atij i janë konfiskuar telefoni, kokaina dhe një fitim prej 1250 eurosh.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco