Vrasja në Pogradec, pas policisë reagon edhe Urgjenca Kombëtare

Vrasja në Pogradec, pas policisë reagon edhe Urgjenca Kombëtare

12:53, 14/08/2024
A+ Aa A-

Urgjenca Kombëtare, disa minuta pas Policisë së Shtetit, ka treguar se si veproi që kur u mor thirrja për ndihmë në rastin e vrasjes së 42-vjeçarit Egrli Proga në Pogradec.

Sipas kreut të Urgjencës, Skënder Brataj, ambulanca ka mbërritur në kohën e duhur.

“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco