Gati ekstradimi/ Kush është Fabio Ballabani, pjesë e grupit të Shullazit

Gati ekstradimi/ Kush është Fabio Ballabani, pjesë e grupit të Shullazit

12:28, 14/08/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri sot me dije ekstradimin e Fabio Ballabanit, një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

“Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.

Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Gjyqtarja Dollani ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti.

Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco