Rrumbullaku: Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe ndodhen në bllokun e sigurisë të Policisë së Tiranës

12:16, 14/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe ndodhen në Policinë e Tiranës.

Lajmi i konfirmua nga kryepolici në një konferencë për mediat.

Dervishaj dhe Meçe kërkoheshin nga autoritetet shqiptare për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Rrumbullaku nuk e shpjegoi procedurën e mbërritjes së tyre nga Dubai drejt Shqipërisë.

“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me SPAK.

Mund t’ju bëj me dije se në kuadër të operacioneve të fshehta policore, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Ata ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, tha ai.

Sa i takon Durim Bamit, drejtori i Policisë së Shtetit tha se nuk është ‘liruar, por ka një lehtësim të masës së sigurisë’. 

Ndaj tij është caktuar masa 'arrest shtëpie'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco