Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Një i plagosur, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Një i plagosur, arrestohet autori

21:14, 13/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme.

Raportohet se autoritetet kanë kapur autorin Kristian Kakia,pasi qëlloi me armë zjarri drejt shtetasit Çel Shabaj, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. 43-vjeçari me autorin kanë cekur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin.

Autori më pak ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn. Policia vuri në pranga Kristian Kakia dhe sekuestroi armën me të cilin kreu plagosjen.

 

Shkodër/Informacion paraprak:

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave "Shqiponja"

Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë,  dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi  K. K.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe  shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco