'Te Nazua'/ Denis Meçe dyshohet se i vuri gjobë Egli Progës për këtë kafene të vogël

'Te Nazua'/ Denis Meçe dyshohet se i vuri gjobë Egli Progës për këtë kafene të vogël

17:53, 13/08/2024
A+ Aa A-

Në foton e mëposhtme është biznesi i vogël, me të cilën 42-vjeçari Egli Proga, babai i dy fëmijëve nxirrte të ardhura për familjen e tij.

Bëhet fjalë për një kafene të regjistruar në emër të babait të tij, e cila quhet “Te Nazua”, shkurtesa e emrit të babait të tij Nazmi Proga.

Image

Siç shihet edhe në videon e mposhtme të filmuar nga kamerat e sigurisë të biznesit të fruta-perimeve ngjitur me të, rreth orës 18:00 të pasdites së 10 Gushtit Egli Proga e mbyll për herë të fundit, për shkak se grushtat e Denis Meçes i morën jetën.

Rrahja brutale nga 29-vjeçari ka ndodhur vetëm pak momente mël vonë se video që shihni më poshtë.

Si për familjarët e Egli Progës, po ashtu edhe për banorët e tjerë të zonës, Denis Meçe dhe shokët e tij njiheshin si një grup gjobëvënie në Pogradec. Dyshohet se Denis Meçe i kishte kërkuar xhiron ditore të kafenesë Egli Progës, por 42-vjeçari kishte refuzuar ta paguante “gjobën” duke i thënë se kishte dy fëmijë për të rritur.

Kjo dyshohet se ka qenë dhe shkaku pse Denis Meçe e ka rrahur brutalisht 42-vjeçarin Egli Proga, duke i marrë jetën dhe duke i lënë dy fëmijët e tij jetimë.

Familjarët e viktimës akuzojnë institucionet për mosveprim të qëllimshëm, teksa sipas tyre, në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim.

Fillimisht ishte Policia e Pogradecit ajo e cila tentoi të fshihte ngjarjen, duke raportuar se 42-vjeçari kishte humbur jetën, pasi ishte rrëzuar. Ndërsa sot, drejtësia rrahjen brutale e konsideroi si “Vrasje nga pakujdesia”, duke i zbutur akuzën 29-vjeçarit, si dhe liroi nga burgu tre bashkëpunëtorët e tij: Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen, duke iu caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

29-vjeçari Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë, kjo edhe për shkak se kishte mbështetjen e dajës së tij, Valter Gora, një ish-drejtor me “pushtet rilindas” në Pogradec, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në juglindje, i përfshirë në shumë afera, si dhe i arrestuar për korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco