SYRI TV/ Zjarri rrezikon parkun e Presës e Tomorrit, terreni i vështirë për shuarjen e flakëve

17:12, 13/08/2024
A+ Aa A-

Parku Kombëtar i Prespës në Korçë dhe ai i Tomorrit në Skrapar janë në pushtetin e zjarrit.

Era dhe terreni i thepisur vështirësojnë shuarjen e flakëve, teksa janë djegur mijëra hektarë më dru pishe.

Në Tomorr rrezikon të digjet edhe vendi ku zhvillohet pelegrinazhi, ndërsa në Prespë sipas kryetarit të bashkisë së Pustecit Pali Kolevski, sot është ditë vendimtare për parkun

SYRI TV

Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e flakëve ku janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota, teksa në rrezik janë edhe zonat më atraktive të vendit. Kështu që klakët e zjarrit vijojnë të djegin parkun Kombëtar të Presës dhe të Tomorrit. 

Në malin e Tomorit në Skrapar zjarri i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta,është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës, shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinjve.

Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë forcat zjarrëfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani.

Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Zjarri ka përshkruar në sipërfaqe rreth 15 ha,ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 8 hektarësh,pjesa më e madhe me dru të thatë e të rrëzuar.

Ndërkohë që prej 7 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës.

Ditën e sotme raportohet se në terren edhe rreth 80 forca të tjera zjarrfikëse, si dhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole së bashku me kryetarin e bashkisë së Pustecit Pali Kolevski. Ky i fundit u shpreh se sot do të jetë një ditë vendimtare për shuarjen e flakëve.

Ndërsa zjarri në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll duke bërë të mundur eliminimin e rrezikut për banesat, por situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në kodrën e Lekajt.

Terreni i vështirë dhe zjarrfikësit të pamundur të shkojnë me mjete ujëmbajtëse. Vijon puna me mjete rrethanore për shuarjen e vatrave të zjarrit.

E teksa zjari është shuar në Selenice ende mbetet prezent [ranë fshatit Velçë, në fshatin Bashaj, gjithashtu zjarr është regjistrua edhe në fshatin Mërtiraj  dhe një zjarr në Malin e Beunit në fshatin Vajzë.

Ende nuk ka bilanc por janë djegur një numër i lartë ullinjsh në Velçe dhe Mërtiraj.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco