SYRI TV/ Meçe me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, lihen të lirë tre shokët e autorit të vrasjes

16:55, 13/08/2024
A+ Aa A-

Një gjobë e vendosur dhe e papaguar rezulton të jetë shkaku u dhunës më pasoje vdekjen e Eglantin Progës nga hetimet paraprake.

Pavarësisht kësaj autori Denis Meçe do përballet me akuzën e vrasje nga pakujdesi, teksa gjykata caktoi arrest me burg, ndërsa për tre shokët e tij detyrim paraqitje.

Familjarët e Eglantin Progës, e cilësuan të papranueshme akuzën, duke theksuar se jemi përballë një vrasje në grup.

Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

SYRI TV

Vrasja e 42 vjeçarit Eglantin Proga, veç tentativës së Policisë për të manipuluar ngjarjen ka nxjerrë në dritë edhe fenomenin e gjobëvënies.

Denis Mece dhe shokët e tij i kanë kërkuar xhiron ditore të lokalit, Eglantin Progës, por kur babai i dy fëmijëve ka refuzuar të paguajë për nipin e zyrtarit të lartë socialist ai është dhunuar barbarisht çka i solli dhe vdekjen.

Sot Gjykata e Korcës la në burg autorin e dyshuar Denis Mece, teksa akuza që ngriti Prokurorja Vasjana Postoli, ishte vrasje nga pakujdesia, ndonëse Mece ka dhunuar për 40 minuta në lokal Eglantin Progën.

Gjykata la në burg Mecen, dhe detyrim paraqitje shokët e tij Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Ky është momenti kur motra e Eglantin Progës tenton të hyjë në gjykatë por nuk lejohet nga forcat e policisë.

Në videon shihet e reja e cila përpiqet që të kalojë kangjellat e Gjykatës dhe të shikojë autorin, të cilit i bërtet “O kafshë”. Punonjës të policisë janë përpjekur për ta qetësuar, situatën por Jona Proga ka qenë shumë e irrituar.

Në përfundim të seancës Jona Proga e konsideroi të papranueshme gjykimin për vrasje nga pakujdesia kur jemi përballë një vrasje në grup.

Ajo dhe një i afërm i saj evidentuan se vrasësi është pjesë e një grupi që merret me gjobëvënie.

Egli Proga, 42 vjeç humbi jetën më 10 gusht në qytetin e Pogradecit pasi u dhunua barbarisht. Policia në fillim njoftoi se 42-vjeçari ishte rrëzuar në gjendje të dehur dhe kishte humbur jetën për shkak të plagëve të marra, por hetimet faktuan se ai ishte dhunuar për vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco