Vendimi i gjykatës, motra e Egli Progës: Kjo është vrasje për herë të tretë. I afërmi: Ishte krim për gjobëvënie

13:01, 13/08/2024
A+ Aa A-

Pas vendimit të Gjykatës së Korçës që ka lënë të lirë tre të arrestuarit dhe në burg vetëm Denis Meçe, ka reaguar sërish motra e viktimës, Egli Proga.

Për mediat ajo ka thënë se, kjo është vrasje për herë të tretë.

"Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga rregjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim "është vrasje". Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja", është shprehur motra e Egli Progës.

Një tjetër i afërmi hedh akuza të forta: "Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di çtë them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendlindja thrret pr drejtsi13/08/2024 15:16

Shpjegim. Pogradeci ka dy rruge kryesore. Rruga ne te cilen ka ndodhur vrasja eshte rruga me e frekuentuar nga banoret e atij vendbanimi. Ne te jane te gjithe sherbimet utilitare, njesi shitje Vodafone, furred buke, etj, wtj, Mesa e perfytyroj nga sekuenca e dhene nga mediat, vendngjarja ndodhet ndermjet dy rrethrrotullimeve, ne distance 50 m midis tyre. Ne secilin prej tyre ka nga kater kamera digital, me monitorim dhe surveillance 24/7 nga komisariati I policise. Ne kete rast Komisariati duhet shkrire, perfshi edhe policet e thjeshte. Aty te gjithe njohin dhe dine gjithçka. Mjere ata banore. Mos paç nje pune ne zyrat e astij vendbanimi. Je peng! Duken si njerez me educate, por thjesht jane vemje/zvarranikë. Te mendosh qe ai rreth te kete gjobvenes Valin, apo nipin e Valit:) PËRGJIGJIUNI

Shto koment

Denonco