Lajmi i fundit

VIDEO/ Thyhet ‘fortesa’ ‘Air Albania’, kuqezinjtë mposhten nga Gjeorgjia

Thellohet skandali/ Egli Proga u dhunua për vdekje pasi ‘rilindasi’ Denis Meçe i vuri gjobë

Thellohet skandali/ Egli Proga u dhunua për vdekje pasi ‘rilindasi’ Denis Meçe i vuri gjobë

12:21, 13/08/2024
A+ Aa A-

Thellohet më tej skandali i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec nga një person me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste.

Top Channel ka zbuluar ekskluzivisht se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobëvënia.

Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por TCH mësoi se Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.

Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.

Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.

Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.

Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.

Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.

Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cania13/08/2024 12:36

Kjo eshte rilindja! Keta jane plehrat! Rrjepin njerzit nga parate nga prona nga shpresa dhe ne fund te vrasin se ashttu u do ... O shqipo mos beni gam gam per Noizin por gjeni kellqe per veten tuaj na moren frymen e jeten.

Shto koment

Denonco