Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

EMRI/ VIDEO/ I vuri tritolin lokalit në Velipojë, arrestohet një nga autorët

10:19, 13/08/2024
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të vënies së eksplozivit në në tarracën e një lokali në Velipojë.

Policia njofton se në pranga ka rënë 28-vjeçari, Erison Gjeka, lidhur me ngjarjen e regjistruar më 30 korrik të këtij viti.

Gjeka i vuri tritolin lokalit të marrë me qira nga Andis Danaj në 30 korrik në fshatin Rrjoll në Velipojë. Policia thotë se 28-vjeçari ka vepruar në bashkëpunim ne një tjetër.

Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hedh në taracë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë. Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali, bar dhe restorant, duke shkaktuar dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco