Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD-së Sali Berisha, del nga SPAK

148 kg kokainë nga Ekuadori/ Dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar

148 kg kokainë nga Ekuadori/ Dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar

10:10, 13/08/2024
A+ Aa A-

Zbardhet identiteti i 3 shtetasve shqiptarë të kapur në Portin e Livornos në Itali, në tentativë për të nxjerrë 148 kg kokainë nga një kontejner me banane i mbërritur nga Porti i Guakakilit në Ekuador.

Siç zbulojnë mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë ata janë vëllezërit shqiptarë Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç, dhe Goliano Zhupa, 30 vjeç.

Emri i Napolon Arshit nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016, 37-vjeçari nga Lepenica e Vlorës, u shpall në kërkim nga policia e qytetit bregdetar pasi kishte qëlluar me armë në ajër duke kanosur një person.

Sipas mediave italiane asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye nuk ishte e lehtë të identifikoheshin.

Ngarkesa me banane ishte drejtuar për një kompani me bazë në Zvicër. Tre të arrestuarit zgjodhën rrugën e heshtjes, pa dhënë asnjë informacion lidhur me përfshirjen e tyre në këtë aferë. Për momentin ata qëndrojnë në qeli, në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco