Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD-së Sali Berisha, del nga SPAK

VIDEO/ Në Pustec, dita vendimtare për të shpëtuar Parkun e Prespës nga zjarret, dërgohen 80 forca

VIDEO/ Në Pustec, dita vendimtare për të shpëtuar Parkun e Prespës nga zjarret, dërgohen 80 forca

08:36, 13/08/2024
A+ Aa A-

Sot është dita e shtatë që vazhdon zjarri në bashkinë e Pustecit, bëhet fjalë për Malin e Thatë, në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe Pogradecin. Aktualisht vatrat e zjarrit janë në Pustec dhe ndërhyrja duhet të jetë efektive, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Prespës.

Në terren këtë mëngjes kanë zbritur rreth 80 forca dhe dita mund të konsiderohet si vendimtare.

Pali Kolefski, kryetar i bashkisë Pustec,njoftoi mediat se "sot janë rreth 80 forca të cilat presin të shkojnë te vatrat e zjarrit. Sot do jetë dita më vendimtare siç parashikojnë edhe specialistët e zonave të mbrojtura dhe zjarrfikses.

Këtu jemi mbledhur si qark,nga të gjitha bashkitë e qarkut, nga Forcat e Armatosura,nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë nga fshati Goricë e Madhe.

Në këto momente është ulur intesiteti i flakëve si rezultat i punës intensive të punonjësve që kanë punuar edhe gjatë mbrëmjes. Sipas informacioneve të para mësohet se rreth 5-6 km janë vënë nën kontroll në vijë lineare.

Ne kemi komunikuar edhe me Emergjencën Civile të Shqipërisë edhe me palën maqedonase edhe me partnerë të tjerë të cilët kanë shprehur gatishmërinë. Të shpresojmë mos jetë e nevojshme dhe ta vemë nën kontroll përfundimisht," tha kryebashkiaku i Pustecit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco