Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet forumi për të ardhmen e Shqipërisë, organizata 'Albanian Policy Center'

EMRI/ Po shkonte në galeri, shoferi humb jetën pasi kamioni doli nga rruga

EMRI/ Po shkonte në galeri, shoferi humb jetën pasi kamioni doli nga rruga

10:44, 12/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Rubikut, Mirditë.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi Lulzim Lika, 55 vjeç nga Laçi.

Ai ishte duke udhëtuar drejt një firme ku nxirrej dhe përpunohej mineral.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco