EMRAT/ Zbardhet sulmi me armë dje në Thumanë, një i arrestuar e një në kërkim

EMRAT/ Zbardhet sulmi me armë dje në Thumanë, një i arrestuar e një në kërkim

10:24, 12/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në fshatin Dukagjin i Ri në zonën e Bushneshit, ne Kurbin. Një i ri dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip ‘Audi’.

Kanë qenë dy makina dhe në njërën prej tyre, Aleksandër Senaj ka parakaluar dhe ka qëlluar makinën e Malluqit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim është shpallur shtetasi Sebastjan Mallkuqi (Ajazi), ndërsa pas hekurave ra drejtuesi i makinës që iu bë atentati.

Aleksandër Senaj përfundoi pas hekurave, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.’, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco