EMRAT/ Shiste kanabis, kapet 27-vjeçari, në pranga edhe truproja

EMRAT/ Shiste kanabis, kapet 27-vjeçari, në pranga edhe truproja

09:33, 12/08/2024
A+ Aa A-

27-vjeçari Donald Tringa ka rënë në pranga, pasi kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Po ashtu është arrestuar dhe 1 shtetas i punësuar në mënyrë të paligjshme si bodyguard, i quajtur Diamant Shkina, i cili ua shiste lëndën narkotike kokainë klientëve të lokalit dhe janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Repeat”.

Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 27 vjeç dhe D. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi D. Sh., i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco