Tiranë, zbulohet nga kamerat zjarrvënësi: i vuri flakën pronave të kushëririt në Prush

Tiranë, zbulohet nga kamerat zjarrvënësi: i vuri flakën pronave të kushëririt në Prush

09:03, 12/08/2024
A+ Aa A-

Në kohën kur zjarret po shkretojnë pyjet dhe po rrezikojnë jetë njerëzish dhe pronat e tyre, gjithnjë e më shpesh po zbulohet se përtej thatësirës dhe nxehtësisë së madhe, ka individë të pandërgjegjshëm që venë zjarre qëllimisht pa menduar për pasojat,

Një rast i tillë është konstatuar në fshatin Prush të Tiranës, ku një burrë 58 vjeç. Duke dashur të hakmerret ndaj kushërit të tij i ka vënë zjarrin tokës me pemë dhe shkurre në kulmin e nxehtësisë.

Por Komisariati i Policisë Nr. 6 e ka arrestuar në flagrancë N. M., 58 vjeç dhe e ka akuzuar për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.

Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushëririt të tij në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco