FOTO+EMRI/ Arrestohet i forti i Pogradecit, qëlloi me kallashnikov ndaj 5 personave

FOTO+EMRI/ Arrestohet i forti i Pogradecit, qëlloi me kallashnikov ndaj 5 personave

18:34, 11/08/2024
A+ Aa A-

Është arrestuar këtë të diel një i shumëkërkuar i policisë i cili prej katër vitesh ndodhej në arrati.

I njohur si një nga të fortët e Pogradecit, Spartak Çela rreth 39 vjeç është vënë në pranga në fshatin e tij në Velçan.

Ky person  në 2020 qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshihej sërish.

“Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë.

Kujtojmë se për 4 vite me radhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë ndaj policisë, në malësinë e Mokrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco