VIDEO/ Plagosen me thikë dy kushërinj pas një sherri në një klub nate në Vlorë

18:19, 11/08/2024
A+ Aa A-

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në orët e para të së dielës në qytetin e Vlorë, pas një sherri të ndodhur në një klub nate në qytetin bregdetar.

Por nuk ka mbaruar me kaq.

Autori i dy plagosjeve, më pas ka goditur dhe një tjetër person me grushte, i cili ishte pranë vendit të ngjarjes. Të plagosurit me thikë janë, L. T., 39 vjeç, D. T., 23 vjeç, kushërinj me njëri tjetrin.

Ndërsa është qëlluar me grushte, dhe ka marrë dëmtime të ndryshme 24-vjeçari me inicialet A. T. Të gjitha këto krime në orët e para të mëngjesit në Vlorë, i ka bërë 19-vjeçari me inicialet S. C., dhe një 17-vjeçar i proceduar penalisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ në qytetin e Vlorës.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës, thanë se kanë në vënë në pranga autorin e plagosjeve, ndërsa është sekuestruar thika dhe një ‘Benz’.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.

Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjetër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.

Sot, rreth orës 04:00, në lagjen ‘1 Maji’, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushërinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, Policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip ‘Benz’ në pronësi të tij’, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco