Finiq/ Zjarri përfshin kodrat e fshatit Kostar, kërkohet helikopter

Finiq/ Zjarri përfshin kodrat e fshatit Kostar, kërkohet helikopter

13:22, 11/08/2024
A+ Aa A-

Tjetër vatër zjarri në jug të vendit.

Kësaj herë nga flakët janë përfshirë kodrat e fshatit Kostar, bashkia Finiq.

Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit dhe Delvinës janë në vend për të shuar zjarrin, i cili është i përmasave të mëdha.

Zjarri nga Kostari po afrohet mbi Delvinë. Në ndihmë të zjarrfikësve të Finiqit dhe Delvinës kanë ardhur edhe sherbimet zjarrfikëse të Sarandës.

Burme bëjnë me dije se është njoftuar për të ardhur edhe helikopteri, pasi zjarret rrezikojnë zonat e banuara.

Përhapja e flakëve në kodrat e fshatrave në Finiq, ndikohet dhe nga erërat që favorizojnë zjarrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco