SYRI TV/ Lagjja 'Dyli Haxhire' pa investime infrastrukturore, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

12:45, 10/08/2024
A+ Aa A-

Lagjja "Dyli Haxhire" në Elbasan prej 30 vitesh vuan mungesën e investimeve infrastrukturore. Banorët shprehen se rruga është e amortizuar dhe situata bëhet më e rëndë gjatë dimrit kur bie shiu, duke vështirësuar kalimin e tyre. Ata kërkojnë nga bashkia asfaltimin e rruges.

SYRI TV

Prej 30 vitesh banorët e lagjes "Dyli Haxhire" në Elbasan, vuajnë mungesën e investimeve infrastrutore.

Rruga në këtë lagje është e amortizuar  dhe e ngushtë, duke sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve. Situata bëhet më e vështirë për të kaluar kur ka reshje shiu sidomos për nxënënsit për të shkuar në shkollë. Banorët shprehen se bashkia Elbasan nuk ka kryer asnjë investim në këtë rrugë edhe pse kërkesat kanë qenë të shumta.

Kjo lagje është drejt braktisjes ku më së shumti kanë mbetur mosha e tretë, dhe gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco