SYRI TV/ Gjirokastër, antraksi rishfaqet te bagëtitë

12:39, 10/08/2024
A+ Aa A-

Antraksi ose plasja e bagëtive është rishfaqur në Gjirokastër, teksa janë 13 vatra të riskuara për vaksinim. Në fshatin Lazarat blegtoret kane gjetur te ngordhura tre lope dhe dy kuaj të cilat u groposën ndërsa u bë karantinimi i bagëtive të tjera. Ndërkaq shërbimi veterinar u ka bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë vetëm produkte të certifikuara të mishit.

SYRI TV

Antraksi apo plasja siç njihet prej blegtorëve është rishfaqur këtë vit në një vatër të re në Qarkun e Gjirokastrës duke e çuar në 13 numrin e vatrave të riskuara për vaksinim. Në fshatin “Lazarat" blegtorët kanë gjetur të ngordhura 3 lopë dhe dy kuaj.

Sipas shërbimit veterinar në Gjirokastër është bërë menjëherë groposja e këtyre bagetive dhe karantinimi i bagëtive të tjera.  

Sëmundja ka prekur edhe njerëzit, pasi 3 shtetas janë dërguar për egzaminim në Dshp.

Personat e infektuar janë jashtë rrezikut për jetën por sëmundja sipas veterinerëve është tepër e rrezikshme. 

Për të parandaluar rastet e infektimit me plasje shërbimi veterinar ju ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë vetëm produkte të certifikuara të mishit. Nen kontroll po mbahet edhe importi i gjese se gjalle nga Greqia për shkak te muratjes qe ka prekur bagetite ne shtetin fqinj .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco