Makina përplas për vdekje 66-vjeçaren në Tiranë, arrestohet shoferi 26-vjeçar

Makina përplas për vdekje 66-vjeçaren në Tiranë, arrestohet shoferi 26-vjeçar

12:06, 10/08/2024
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, në kryeqytet.

Mësohet se 26-vjeçari Xh.S me automjetin e tij tip “Benz” ka aksidentuar 66-vjeçaren F.S.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 66-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital. Bëhet me dije se 26-vjeçari është vënë në pranga.

 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin:

- Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco