Njëri rreth motrën, tjetri gruan, arrestohen 2 persona në Tiranë

Njëri rreth motrën, tjetri gruan, arrestohen 2 persona në Tiranë

11:59, 10/08/2024
A+ Aa A-

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, ndërkohë një tjetër shtetas me inicialet F.L., 33-vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Teksa policia i ka vënë në pranga, materialet janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco