EMRI/ Qëlloi me automatik banesën e krushkut, arrestohet 63-vjeçari

EMRI/ Qëlloi me automatik banesën e krushkut, arrestohet 63-vjeçari

11:29, 10/08/2024
A+ Aa A-

63-vjeçari Petraq Sotiri ka rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi qëlloi me automatik drejt banesës së vjehrrit të djalit të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Fierit, pas kallëzimit të marrë nga ana e krushkut, se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas kërkimit dhe bashkëpunimit me policinë e Divjakës ra në pranga Petraq Sotiri, 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ai dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.

Pas kontrollit të banesës së shtetasit Petraq Sotiri, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco