Vrasja e Dritan Idrizit me thikë në Itali/ Publikohet fotoja e autorit të krimit

Vrasja e Dritan Idrizit me thikë në Itali/ Publikohet fotoja e autorit të krimit

11:25, 10/08/2024
A+ Aa A-

Policia dhe Prokuroria Italiane në Pesaro po vijojnë hetimet intensive në lidhje me dinamikën dhe motivet e krimit të përgjakshëm me pasojë 1 të vrarë dhe 4 të plagosur, që ndodhi në Talluvia, mbrëmjen e 7 gushtit.

Viktimë mbeti shqiptari Dritan Idrizi (Xhepexhiu), i cili shoqërohej nga dy të afërm të tij, i pajisur me shkopinj dhe hekura, teksa shkak i konflikteve dyshohet se ishte një borxh prej 5 mijë eurosh për punët në ndërtim.

Policia arrestoi si autor të dyshuar shqiptarin tjetër Artur Cerria, si dhe dy të tjerë, raporton "corriereadriatico.it".

Autoritetet sqaruan se në burg në Pesaro, në pritje për të dalë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, janë 37-vjeçari Artur Cerria, murator, Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe daja i tij, Admir Shoshari, 54 vjeç, banues në San Giovanni në Marignano, mekanik në Cattabrighe.

Tashmë është publikuar edhe një foto e Cerrisë, i cili punonte si murator-marangoz dhe njëkohësisht si shitës me pakicë.

Nga ana tjetër ekspertët dhe hetuesit kanë zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme mes dy familjeve. Viktima mori 3 goditje thike në gjoks, nga të cilat njëra prej tyre i mori jetën, pasi preku organin jetësor të zemrës.

Viktima Dritan Idrizi banonte në Riccione të Italisë, ishte i divorcuar dhe babai i një vajze të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco