Tentoi të korruptonte policin pasi u kap i dehur në timon, pranga 42-vjeçarit

Tentoi të korruptonte policin pasi u kap i dehur në timon, pranga 42-vjeçarit

11:01, 10/08/2024
A+ Aa A-

Policia rrugore e kryeqytetit ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili tentoi që të korruptonte punonjësin e policisë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ky rast e çon në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i Policisë

Shkon në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco