Fier/ 70-vjeçari humb jetën në plazhin e Pishporos

Fier/ 70-vjeçari humb jetën në plazhin e Pishporos

16:45, 09/08/2024
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, një 70-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Pishporos në Fier.

Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe dyshohet se 70-vjeçari është mbytur. 

Policia dhe grupi hetimor kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e humbjes së jetës së 70- vjeçarit.

Fier/ Informacion paraprak 

Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70 vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco