VIDEO-Skandal në protestën e aksit Thumanë-Kashar, polici gjakos protestuesin me fëmijë në dorë

18:53, 08/08/2024
A+ Aa A-

Një tjetër incident i Policisë së Shtetit është shënuar në protestën e sotme të banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, ku një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah. duke e gjakosur.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si polici e godet me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor. 

Këto veprime në tejkalim të kopetencave të personave që veshin uniformën e Policisë së Shtetit dhe në thyerje të etikës dhe sjelljes së profesionale, tregon se në radhët e atyre që duhet të garantojnë dhe mbrojnë jetën e qytetarëve, janë vendosur persona të papërtshtatshëm dhe të gatshëm të dhunojnë qytetarët, duke zbatuar urdhërat e drejtuesve të tyre të inkriminuar. 

Kujtojmë se në protestën e së enjtes së kaluar, drejtuesi i Policisë Rrugore, Altin Qato dhunoi një tjetër banor duke e qëlluar me pëllëmbë, pasi ai mbështeti protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar. 

Mijëra banorë kanë dalë sërish në protestë për të katërtën herë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco