Infermierja njoftoi angjensinë funerale, jo policinë/ Si u zbulua vrasja në azilin e pleqve në Tiranë

Infermierja njoftoi angjensinë funerale, jo policinë/ Si u zbulua vrasja në azilin e pleqve në Tiranë

18:01, 08/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një azil të moshuarish në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehu vrau me bastun 82-vjeçarin Virxhil Vesho.

Fillimisht ngjarja nuk raportua në polici, pasi infermierja kishte njoftuar morgun dhe një agjensi funerale për të tërhequr trupin e viktimës.

Burime për media bëjnë me dije se në momentin kur do të bëheshin procedurat në morg, u vu re se në trupin e viktimës kishte shenja dhune, dhe pas ekspertimit u kuptua se 82-vjeçari nuk e kishte humbur jetën në kushte natyrale, por për shkak të dhunës.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar kryeinfermieren dhe infermieren e turnit, për të dhënë një version përfundimtar të ngjarjes.

Zyhdi Shehu dhe viktima Virxhil Vesho ndryshe nga sa u raportua në mëngjes nuk jetonin në një dhomë, për shkak të sëmundjeve që vuanin, ata duhet të rrinin në dhoma të veçanta.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm 82-vjeçari Virxhil Vesho i cili vuante nga skleroza ka ngatërruar dhomën dhe ka shkuar në dhomën e 78-vjeçarit Zyhdi vesho. Ky i fundit i frikësuar e ka goditur të moshuarin tjetër disa herë me bastun hekuri duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë që vetë infermeieret e azilit kanë thënë se Zyhdi Shehu për shkak të ilaçeve që merrte për të kuruar sëmundjet nga e cila vuante, shpesh kishte dhe haluçinacione.

Gjithashtu mësohet se në të njëjtin azil ndodhej edhe bashkëshortja e Zyhdi Shehut, por edhe ajo vuante nga një tjetër sëmundje, dhe kjo ishte arsyeja se përse të moshuarit mbaheshin në dhoma të veçanta./ vizionplus/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco