Trafiku i drogës, arrestohen 5 shqiptarë

Trafiku i drogës, arrestohen 5 shqiptarë

17:21, 08/08/2024
A+ Aa A-

Policia kantonale e Solothurnit ka arritur të godasë trafikun e organizuar të drogës. Pas hetimeve të gjera, së bashku me prokurorinë publike në kantonin Solothurn, ajo arriti të arrestojë gjashtë të dyshuar si shitës droge në Grenchen.

Gjatë kontrollit të shtëpive, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë, tre kilogramë prerës dhe më shumë se 20 mijë franga cash.

Personat e akuzuar janë 5 shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe një gjerman 56-vjeçar.

Gjashtë burrat janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco