E rëndë në Tropojë, breshëri armësh ndaj një karburanti

E rëndë në Tropojë, breshëri armësh ndaj një karburanti

13:53, 08/08/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një pike karburanti dhe ambienteve të tjera në pronësi të 43-vjeçarit, me inicialet Sh. D.

Nga të dhënat e para nuk ka njerëz të plagosur, por vetëm dëmtime materiale.              

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit,  shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.     

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco