EMRI/ Plagosje me thikë në Durrës, autori me probleme mendore

EMRI/ Plagosje me thikë në Durrës, autori me probleme mendore

13:12, 07/08/2024
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit të qytetit bregdetar, në lagjen numër 6.

I plagosur mësohet se ka mbetur Vangjel Parangoni, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një dyqan riparimesh.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco