U ndalua për vdekjen e babait, Klementini lejohet të varrosë prindërit

U ndalua për vdekjen e babait, Klementini lejohet të varrosë prindërit

10:58, 07/08/2024
A+ Aa A-

41-vjeçari Klementin Islamaj, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj, do të marrë pjesë në varrimin e dy prindërve të tij.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas së cilave, Klementin Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet në orën 11.00 në fshatin Shalës, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Në fakt edhe pozitat e tij para ligjit duken të lehtësuara, pasi nga të gjitha provat dhe faktet, duket se vrasja e 69-vjeçarit Hysen Islamaj nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënën së Klementinit e as si rrjedhojë e dashjes së drejtpërdrejtë nga ana e tij.

Nuk dihet ende se çfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjeçarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të autorit të dyshuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco