FOTO/ Pogradec, shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një grua

FOTO/ Pogradec, shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një grua

10:49, 07/08/2024
A+ Aa A-

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në katin e dytë pranë një fast-foodi në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e agjencisë.

Mësohet se e lënduar ka mbetur një zonjë, e cila po transportohet drejt spitalit të qytetit.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P.,  71 vjeçe,  dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është  dëmtuar  71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje   dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco