Pjesëtarë të EULEX e KFOR vendosen mbi objektet afër Urës së Ibrit

Pjesëtarë të EULEX e KFOR vendosen mbi objektet afër Urës së Ibrit

09:38, 07/08/2024
A+ Aa A-

Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it janë vendosur të mërkurën paradite mbi objektet afër Urës së Ibrit, raporton Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.

Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar se Ura e Ibrit do të hapet, pavarësisht kundërshtimit të ndërkombëtarëve.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se ura do të hapet pas vlerësimit të ekspertëve.

KFOR-i ka thënë se nuk do të hezitonte të ndërhyjë "nëse rrezikohet siguria".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco