Aksident i rëndë në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe përfundon në një grumbull hekurash, një i vdekur

Aksident i rëndë në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe përfundon në një grumbull hekurash, një i vdekur

07:02, 07/08/2024
A+ Aa A-

Një automjet tip BMW me targa AB 507 DT ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krutje-Pushimi i shoferit.

Për pasojë një person që ka qënë në timon ka gjetur vdekjen. Mjeti ka përfunduar në një grumbull hekurash dhe është dashur mbi një orë që të nxirret personi që drejtonte mjetin me ndihmën e zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë së shtetit dhe qarkullimit.

Fatkeqësisht ende nuk është identifikuar, ndërkohë që sipas dokumenteve të gjetura, mjeti rezulton i një kompanie që jep makina me qira. Ende nuk është identifikuar viktima që është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco