Rrahën TikTok-erin në Pejë/ Pas Noizy-t, policia e Kosovës kërkon ndihmë edhe për kapjen e Stresit

Rrahën TikTok-erin në Pejë/ Pas Noizy-t, policia e Kosovës kërkon ndihmë edhe për kapjen e Stresit

21:16, 06/08/2024
A+ Aa A-

Pas Noizyt, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve edhe për arrestimit e Stresit, i cili po ashtu rezulton të jetë i përfshirë në sherrin e ndodhur në një lokal nate në Pejë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ  i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri, njofton policia.

Në një intervistë  Stresi ka thënë se bashkë me Noizy-n nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar, Medi Isenin.

Ndër të tjera, ai ka treguar se të nesërmen pas ngjarjes ai është thirrur nga polica për t’u paraqitur për të dhënë dëshmi si dëshmitar, por ai nuk ka shkuar.

“Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh”, tha ai.

 I pandehuri, sipas policisë është i kërkuar për veprën penale: “ Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

 “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, apelon policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco